Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lazio kontakton Sarrin

Lazio është në kërkim të një trajneri të ri. Sipas “Gazzetta dello Sport” drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë nisur bisedimet me trajnerin Maurizo Sarri.

Klubi italian po e sheh Sarrin si zëvendësues ideal të Simone Inzaghit që u largua.

Drejtuesit e klubit të Lazios janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë trivjeçare Sarrit me pagë prej tre milionë euro në edicion.

Përveç Sarrit në listën e dëshirave të ekipit italian janë edhe Andre Villas Boas dhe Luca Gotti.