Lazio ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me trajnerin Maurizio Sarri deri në vitin 2025.
“Sportitalia” ka shkruar të enjten se gjithçka ishte finalizuar një ditë më herët në qendrën stërvitore “Formello”.
Sipas këtij mediumi, Sarri do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuset që do të vijnë në bazë të paraqitjeve të skuadrës.
Sarri në edicionin debutues te Lazio përfundoi në vendin e pestë, dhe u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Në të kaluarën, 63-vjeçari Sarri ka udhëhequr edhe skuadra si Napoli, Chelsea dhe Juventus.
Eksperti i transferimeve, Alfredo Pedulla, ka bërë të ditur se drejtori sportiv, Igli Tare, ka premtuar shitjen e Vedat Muriqit, Denis Vavros dhe Gonzalo Escalantes.