Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sarri mbetet në krye të Lazios deri në vitin 2025

Trajneri Maurizio Sarri edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Lazion për të mbetur në krye të klubit deri në verën e vitit 2025.

Mediumet italiane kanë njoftuar të martën se Sarri është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi kryeqytetas pas takimit që ka pasur me presidentin Claudio Lotito.

Po ashtu, para se të pranojë rinovimin e kontratës, Sarri ka kërkuar nga krerët e Lazios që të bëjnë investime në klub, në mënyrë që të jetë në gjendje të luftojë për trofe.

Sarri e mori drejtimin e Lazios para fillimit të këtij edicioni dhe pati firmosur kontratë deri në vitin 2024.