Drejtuesit e Lazios po duan ta mbajnë për një periudhë më të gjatë Maurizio Sarrin si trajner të ekipit.
“Tuttosport” ka njoftuar të mërkurën se presidenti i Lazios, Claudio Lotito tashmë ia ka ofruar Sarrit rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2025. Sarri e mori Lazion para fillimit të këtij edicioni dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Te Lazio janë të kënaqur me punën e Sarrit dhe kanë kërkuar nga ai që ta rinovojë ekipin, mosha mesatare e të cilit është 29 vjet. Negociatat mes palëve kanë filluar dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji.
Nën drejtimin e Sarrit këtë sezon, Lazio ka tubuar 18 pikë pas 11 xhirove në Serie A dhe zë vendin e gjashtë në tabelë. Para Lazios, Sarri e ka udhëhequr edhe Juventusin, Chelsean e Napolin.