Lazio është afër rinovimit të kontratës me trajnerin Simone Inzaghi. Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2023, ka njoftuar “Il Messaggerro”.
Lazio zë vendin e dytë në Serie A, një pikë prapa liderit Juventusit, dhe 44-vjeçari ka pasur sukses të madh gjatë katër vjetëve të tij te klubi nga Roma.
Inzaghi fillimisht ishte emëruar si trajner i përkohshëm dhe u shpërblye me kontratë afatgjate në fund të stinorit 2015-16.
Që nga atëherë Inzaghi ka fituar një herë Kupën e Italisë dhe dy herë Superkupën e Italisë. Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është duke punuar që ta vazhdojë kontratën e Inzaghit edhe për dy vjet. Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2021.
Inzaghi do të ketë pagë 2.5 milionë euro në vit dhe nëse fiton titullin e Italisë, atëherë paga e tij do të rritet në tre milionë euro.