Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Inzaghi do ta vazhdojë kontratën me Lazion

Simone Inzaghi pritet që shumë shpejt të nënshkruajë kontratë të re me Lazion.

Mediat në Itali kanë raportuar të mërkurën se Inzaghi ka darkuar me presidentin e Lazios, Claudio Lotiton dhe drejtorin sportive, Igli Taren.

Inzaghi është parë i lumtur dhe u ka thënë gazetarëve se po shkon për një darkë me presidentin, duke mos dhënë detaje tjera.

Kontrata aktuale italianit i skadon në fund të qershorit. Ndërkaq, me kontratën e re e cila do të jetë dy-vjeçare, Inzaghi do të ketë rritje të vogël të pagës. Ai do të fitojë 2.2 milionë euro në sezon.

Inzaghi është përmendur se mund ta zëvendësoi Antoni Conten tek Interi, gjë e cila si duket nuk do të ndodhë.