Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija e ka realizuar një gol për Hannoverin sot në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Muslija realizoi në fitoren 5:2 që e shënoi Hannoveri si mysafir i Nuernbergut në xhiron e 17-të të Bundesliga 2. Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 65-të ndërsa realizoi shtatë minuta më vonë, nga gjuajtja e lirë. Po ashtu asistoi edhe golin e pestë të Hannoverit. Muslija u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Për Hannoverin luajti 65 minuta Valmir Sulejmani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo