New York Jets ka arritur marrëveshje me Robert Saleh, përgjegjësin e fazës së mbrojtjes, të njohur e shumë energjik të San Francisco 49ers. Saleh do të jetë trajner i skuadrës dhe vjen në këtë post si zëvendësues i Adam Gase, që u shkarkua më 3 janar pasi pati statistika 9-23 në dy sezone.
41-vjeçari Saleh besohet të jetë trajneri i parë mysliman në historinë e ligës NFL, ligës profesionale të futbollit amerikan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte njëri prej nëntë kandidatëve që të vinte në krye të klubit New York Jets.
Saleh njihet si lider energjik që po ashtu pëlqehet shumë nga lojtarët. Ka qenë te skuadra e 49ers si përgjegjës në fazën defensive dhe punoi bashkë me trajnerin Kyle Shanahan që prej vitit 2017.
Bashkë me të arritën që ta bëjnë mbrojtjen e San Franciscos të dytën më të mirën në renditjen e përgjithshme në rrugëtimin drejt “Super Bowl” sezonin e fundit.