Sport

Mourinho arrin marrëveshje me skuadrën e re

Jose Mourinho

Trajneri Jose Mourinho nuk do të qëndrojë gjatë pa punë, pasi tashmë ka gjetur angazhim në Arabinë Saudite. Mediumet portugeze kanë njoftuar të premten se Mourinho do ta marrë drejtimin e ekipit Al-Shabab. Mourinho tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin saudit dhe do të prezantohet së shpejti.

Ai në këtë post do ta zëvendësojë kroatin Igor Bishqan, ndërsa Al-Shababi ka tubuar 21 pikë pas 19 ndeshjeve këtë edicion në kampionat.

Mourinho të mërkurën u shkarkua nga Roma, ekip të cilin e udhëhoqi prej vitit 2021, për shkak të rezultateve të dobëta. Ai me ekipin saudit ka arritur marrëveshje deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit.