Mesfushori brazilian, Fabinho, ka folur për SNTV-në dhe ka thënë se ai me bashkëlojtarë kanë mundësinë të shkruajnë historinë, kur u pyet për sezonin aktual të “të kuqve”.
Liverpooli ka dështuar të fitojë në tri ndeshjet e fundit në Premier League dhe ka marrë dy barazime e një humbje. Kjo ka bërë që ta humb vendin e parë në renditje, dhe ka 33 pikë, tri më pak se Manchester Unitedi lider.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën, Liverpooli do të jetë nikoqir i Manchester Unitedit në Premier League. 27-vjeçari ka thënë se Unitedi është kandidat serioz në luftën për titull, por nuk e përjashton as Tottenhamin dhe Chelsean.
Fabinho ka pasur rol të rëndësishëm këtë sezon, teksa është paraqitur si qendërmbrojtës në shumë raste në formacionin e Jurgen Kloppit, në mungesë të Virgil van Dijkut dhe Joe Gomezit, që janë të dëmtuar rëndë. Braziliani Fabinho shpreson që të marr pjesë në Kupën e Amerikës 2021 me shtetin e tij.