Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Plani i Realit për Mbappen

Kylian Mbappe

Real Madridi e ka përgatitur planin për të transferuar yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

“AS” raporton se klubi nga Madridi synon që me shitjen e disa futbollistëve, të sigurojë rreth 150 milionë euro për të nënshkruar me francezin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas gazetës spanjolle, Reali i ka në listën e shitjes Gareth Balen, Iscon, Marcelon, Dani Ceballosin, Luka Joviqin dhe Brahim Diazin.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022 dhe kohëve është raportuar se nuk ka pranuar ta vazhdojë atë.