Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali nuk heq dorë nga Mbappe, ofron 210 milionë euro

Real Madridi është i vendosur për ta transferuar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappen para mbylljes së afatit kalimtar. Mediumet e huaja kanë raportuar të enjten, se Reali tashmë ka bërë gati ofertën e dytë për ta bindur ekipin francez në lirimin e Mbappes.

Thuhet se Reali është i gatshëm të ofrojë 210 milionë euro për Mbappen, pasi oferta e parë prej 160 milionë eurosh u refuzua ditë më parë nga PSG-ja. Edhe drejtori i PSG-së, Leonardo ka konfirmuar dëshirën e Mbappes për t’u larguar, por ai ka shtuar se kjo mund të ndodhë vetëm nëse plotësohen kërkesat e klubit francez.

Mbappe ka kontratë me Parisin deri në vitin 2022, kurse ka refuzuar rinovimin e kontratës tashmë disa herë.