Real Madridi do të tentojë transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra e Paris Saint-Germainit.
Sipas menaxherit të njohur të futbollit, Giovanni Branchini, drejtuesit e klubit spanjoll do të dërgojnë një ofertë zyrtare prej rreth 50 milionë eurosh për Mbappen.
Oferta e Real Madridit për yllin francez pritet të refuzohet nga drejtuesit e PSG-së.
Mbappe do të largohet nga parisienët pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në qershor.
Ylli francez thuhet se ka arritur marrëveshje personale me klubin spanjoll.