Real Madridi mund t’i sigurojë shërbimet e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini në javën tjetër.
Mbappe pritet të transferohet te madrilenët si futbollist i lirë.
“Los Blancos” tash e një kohë të gjatë është në kërkim të reprezentuesit të Francës, kontrata e të cilit në Paris skadon në fund të këtij edicioni.
Gazeta spanjolle “Marca” ka shkruar të shtunën se 23-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me madrilenët me pagë vjetore prej 25 milionë eurove.
Mbappe të përfitojë edhe 60 deri në 80 milionë euro bonuse, në rast të nënshkrimit të kontratës.