Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk mund ta ndryshojë Ligjin për Specialen, të cilin nuk e dekretoi presidentja Justina Shiroka-Pula.
“Kuptojeni: Presidentja ka përdorë Veto ndaj ‘Ligjit për Specialen’! Kuvendi nuk mund ta ndryshojë këtë Ligj që e ktheu presidentja! Asnjë nen dhe asnjë paragraf! Kuvendi me 61 vota mund ta përmbys Veton e Presidentes. Në këtë rast, Ligji hyn në fuqi pa asnjë pikë ndryshimi! Nëse nuk i ka 61 vota, Kuvendi e konfirmon që Ligji nuk ekziston më! Në këtë rast, gjithçka fillon nga pika zero!”, ka shkruar Ramadani në një status në Facebook.
Ai ka thënë se kush thotë që Ligji është kthyer për t’u përmirësuar, po fsheh të vërtetën dhe po mashtron.
“Nëse duan të jenë të vërtetë, mund të thonë: ‘Ligji është kthyer që t’ia fillojë nga pika zero’”, ka shkruar Ramadani.
Presidentja Justina Shiroka Pula të enjten e ka kthyer të enjten për rishqyrtim në Kuvend Ligjin që ia kufizon juridiksionin Gjykatës Speciale, pak qaste pasi këtë e ka kërkuar subjekti politik që ka sponsorizuar këtë dokument – PDK-ja
-
Çfarë kërkon PDK-ja të ndryshojë në Ligjin për Specialen
-
Alijaj për kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen: E rëndë për ata që kanë protestuar
-
Gruda: Ndryshimet e Ligjit për Specialen s’kanë asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje
-
OVL-UÇK pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen: Partitë të mos bëjnë politikë me këtë ligj
-
Haradinaj: Kthimi i Ligjit për Specialen turp i madh e goditje e rëndë për Kosovën