Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OVL-UÇK pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen: Partitë të mos bëjnë politikë me këtë ligj

OVL e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas kthimit në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për Specialen nga presidentja Justina Shiroka-Pula. Kthimi u bë me kërkesën Partisë Demokratike të Kosovës, që ishte sponsorizuese e ndryshimeve në këtë ligj.

OVL-UÇK u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë politikë me këtë ligj dhe të mos e përdorin atë për interesat e tyre partiake.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po e përcjell me shqetësim debatin rreth plotësimeve dhe ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ky ligj ka rëndësi të veçantë për luftën tonë dhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndaj të cilëve në shkallën e parë është shqiptuar dënim i papranueshëm, i padrejtë dhe krejtësisht politik. OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë politikë me këtë ligj dhe të mos e përdorin atë për interesat e tyre partiake. Sipas ekspertëve juridikë që e mbështesin OVL-në e UÇK-së, ligji nuk ka asnjë pengesë juridike dhe miratimi i tij varet vetëm nga vullneti politik”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Sipas kësaj organizate, edhe përfshirja e çështjes së faljes për krime lufte po cilësohet gabimisht si antikushtetuese, sepse edhe ligji ekzistues për Dhomat e Specializuara, shprehimisht e rregullon çështjen e faljes dhe të zbutjes së dënimit, duke ia lënë këtë kompetencë direkt kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. OVL-UÇK ka paralajmëruar përshkallëzime të veprimeve dhe protesta nëse plotësimet e ndryshimet e nevojshme nuk miratohen shpejt. 

“OVL UÇK, vlerëson se tani kur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë dëshmuar gatishmëri e vullnet të mirë për ta votuar këtë ligj, propozimet për dispozita të reja nuk duhet të shërbejnë si arsye për zvarritjen apo pengimin e procesit. OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive politike që, në rast se ligji rikthehet në Kuvend, plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të bëhen pa vonesa dhe të miratohen me procedurë të përshpejtuar. Në të kundërtën, OVL-UÇK paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve dhe protestave në mbrojtje të kërkesave të veteranëve dhe të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagim.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosovës

Me kërkesë të PDK-së, ndryshimet në Ligjin për Specialen rikthehen në Kuvend

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen, me kërkesën...