Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Alijaj për kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen: E rëndë për ata që kanë protestuar

Artan Alijaj

Analisti politik Artan Alijaj ka thënë se kthimi në Kuvend për rishqyrtim i Ligjit për Specialen është e rëndë për gjithë personat që protestuan për procedim me urgjencë të plotësim/ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara. 

Alijaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se ndryshimi i ligjit nuk ishte urgjencë, por urgjenca e vërtetë ishte formimi i institucioneve. 

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara. Vendimin e mori pas kërkesës që pranoi nga Partia Demokratike e Kosovës. 

“Për mua me rëndësi ishte të kemi institucione të qëndrueshme që të merren me këtë problematikë në afat më të gjatë. Me këtë ligj katërshja jonë nuk lirohet. Nuk ndryshohet vendimi i shkallës së parë atje. Politikisht ishte e pakuptimtë ajo nguti. Por, lajm i mirë, së paku një sukses anësor i tërë presionit atë ditë, e dy javëve para asaj dite, është fakti se kemi presidente e institucione të qëndrueshme. Ligji i kthyer nga presidentja nuk është asgjë detyrimisht negative...Ajo që mendoj se është pak e rëndë për gjithë njerëzit që kishin dalur gjithë ato ditë në rrugë. Erdhëm edhe në një rast ku mund të bëhej shumë e rrezikshme situata, me një kërkesë për procedim të shpejt të ligjit, që tash prapë po kthehet e po vonohet”, tha Alijaj. 

Plotësim/ndryshimet e Ligjit për Specialen u proceduan me procedurë të përshpejtuar. Leximi i dytë u bë më 6 tetor, pak para mesnatës. 
 

Lexo përditësimet tjera
Konfront

LIVE: Nga Ligji për Specialen te lufta për liderin