Napoli ka konfirmuar se Victor Osimhen është ende pozitiv në koronavirus dhe do ta bëjë sërish testin gjatë kësaj jave. Nigeriani duhet të presë ende për t’u kthyer në fushën e blertë.
“Testi që është bërë sot në futbollistin Victor Osimhen dha rezultatin pozitiv për Covid-19”, ka shkruar klubi në një komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsimhen ka luajtur gjashtë herë këtë sezon.
Ai u dëmtua në shpatull në kohën sa ishte me Përfaqësuesen e Nigerisë, ndërsa më pas doli pozitiv për Covid-19.
Ish-sulmuesi i Lilles ka shënuar në paraqitjen e tij të fundit me napolitanët në fitoren 1:0 kundër Bolognas më 8 nëntor.