Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

DAZN: Heroi i mbrëmjes ishte Arijanet Muriq

Aro Muriqi

Mediumi i fuqishëm “DAZN”, e ka vlerësuar lart paraqitjen e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq, në fitoren 3:2 të Sassuolos ndaj Juventusit. “DAZN” ka shkruar se “heroi i mbrëmjes ishte Arijanet Muriq”.

“Heroi i mbrëmjes ishte Arijanet Muriq. Në një ndeshje ku Juventusi pati shumë mundësi për të fituar, portieri i Sassuolos e mbajti ekipin e tij në lojë, duke i lejuar Sassuolos të siguronte një fitore në shtëpi. Një fitore 3:2 për Sassuolo në javën e katërt të Serie A. Ndeshja përfundoi me një finale emocionuese me pesë gola në gjysmën e fundit të ndeshjes”, shkruan “DAZN”.

Zhegrova mposhti dy herë Muriqin, por portieri i Kosovës bëri shumë pritje gjatë 90 minutave.


Kush ishte lojtari i ndeshjes Sassuolo – Juventus?

Edon Zhegrova shënoi dy gola për Juventusin të dielën mbrëma ndaj Sassuolos.

Por lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall, Sebastiano Esposito i Sassuolos.

Sassuolo e fitoi 3:2 ndeshjen e xhiros së katërt të Serie A.

Esposito shënoi një gol në fitoren e vendësve.


Zhegrova bëhet golashënuesi më i mirë i Juventusit

Edon Zhegrova të dielën mbrëma shkëlqeu me fanellën e Juventusit.

Zhegrova shënoi dy gola për Juventusin. 

Juve 3:2 nga Sassuolo, në kuadër të xhiros së katërt të Serie A.

Me dy golat e realizuar të dielën, Zhegrova është bërë golashënuesi më i mirë i Juventusit deri më tani këtë edicion.

Deri më tani nga një gol për Juventusin kanë shënuar Gleison Bremer, Nico Gonzalez, Teun Koopmeiners dhe Federico Gatti.

Juventusi ka dy fitore, një brazim dhe një humbje.

Humbjen e pësoi të dielën në udhëtim ndaj Sassuolos.


Dy supergolat e Zhegrovës nuk i mjaftuan Juves

22 minuta pas inkuadrimit në ndeshjen ndaj Sassuolos, Zhegrova shënoi golin e barazimit 1:1. Ai u lirua nga një mbrojtës dhe me goditje të fortë mposhti portierin e Kosovës, Aro Muriq.

Shtatë minuta më vonë, Sassuolo shënoi golin për 2:1. Por shkurt zgjati festa e vendasve. Në skenë sërish doli Zhegrova, i cili shënoi tjetër supergol. 

Ai pranoi një top nga Kolo Muani dhe sërish me gjuajtje me këmbën e majtë mposhti portierin Muriq në minutën e 91-të.

Por golat e Zhegrovës nuk mjaftuan. Sassuolo shënoi golin e fitores 3:2 në minutën e 94-t.

Zhegrova kishte shënuar në fillim të muajit të kaluar supergol në fitoren e Juves ndaj Chelseat.

Ndeshja miqësore ishte luajtur në Hong Kong, ku Juventusi qëndroi për disa ndeshje përgatitore.

Zhegrova 27-vjeçar iu bashkua Juventusit vitin e kaluar nga skuadra franceze, Lille për 15.5 milionë euro.

Zhegrova 27-vjeçar në derbin ndaj Milanit në fundjavë luajti dy minuta. Ndaj Parmas nuk ishte fare i përfshirë në ekip, kurse në ndeshjen e parë kundër Frosinones luajti 21 minuta.

Sulmuesi i krahut mbeti jashtë listës së Juventusit për ndeshjet e fazës së ligës të Ligës së Evropës.

Me Juven, Zhegrova ka kontratë deri në vitin 2030.


Zhegrova mposht për herë të dytë Aro Muriqin

Edon Zhegrova e ka shënuar golin e dytë me fanellën e Juventusit. Ai shënoi golin e barazimit 2:2 në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Zhegrova në fushë u inkuadrua në minutën e 60-të.

 


 


Zhegrova shënon golin e parë për Juventusin

Edon Zhegrova ka shënuar golin e parë me fanellën e Juventusit. Zhegrova shënoi golin e barazimit në minutën e   82-të për rezultatin 1:1.

 


 


Inkuadrohet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është inkuadruar në fushë te Juventusi.

Juve është duke luajtur ndaj Sassuolos në udhëtim.

Zhegrova u inkuadrua në minutën e 60-të.

Te Sassuolo në portë është portieri i Kosovës, Aro Muriq.

Ndeshja Sassuolo - Juventus i takon xhiros së katërt të Serie A.

Çfarë thotë Edon Zhegrova?

1 muaj më parë / 14 sht 2026 00:02
Edon Zhegrova

Edon Zhegrovës i vjen keq që golat e shënuar ndaj Sassuolos, nuk ishin të mjaftueshëm për Juventusin.
Zhegrova shënoi dy gola, por Juventusi humbi 3:2 në udhëtim ndaj Sassuolos.

“Është për të ardhur keq që golat e mi nuk u përkthyen në fitore, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi për më shumë. Kam pritur këtë moment për të shënuar për këtë klub”, ka shkruar Zhegrova të dielën në Instagram.