Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni me ofertë për Ibanezin

Roger Ibanez

Qendërmbrojtësi brazilian Roger Ibanez mund të vazhdojë karrierën në Premier League, pasi Evertoni ka nisur negociatat për transferimin e tij në janar, shkruan “Calciomercato” të enjten.

Bëhet e ditur se Evertoni i ka ofruar 35 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e Ibanezit, i cili këtë edicion është huazuar te Roma nga Atalanta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ibanez 22-vjeçar, këtë edicion ka treguar paraqitje të mira, duke regjistruar 16 ndeshje në të gjitha garat me Romën. Ai ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2023.

Ibanez në janar të vitit të shkuar iu bashkua Atalantas nga Fluminense.