Trajneri i futbollit Erdin Hashani ka vlerësuar se Prishtina e ka merituar një fitore ndaj Dritës në “Fadil Vokrri” në Prishtinë sot.
Prishtina barazoi 1:1 në shtëpi me Dritën, ndërsa të dy golat u shënuan nga penalltitë.
Sa i përket ndeshjes mes Ballkanit e Gjilanit që përfundoi me fitore 4:0 të Gjilanit, Hashani, ka thënë se mund të duket befasi, por se Gjilani ka lojtarë të cilësisë së lartë.
“Ballkani e Gjilani, nuk është pritur fitore e thellë e Gjilanit. Kemi thënë se Gjilani ka lojtarë me cilësi të lartë, ishte fitore bindëse, por ka mundur të jetë edhe më e thellë. Gjilani ka dominuar në çdo aspekt. Është pritur shumë më shumë nga Gjilani dhe nuk është arritur ajo pritshmëri. Te Prishtina – Drita mendoj se Prishtina e ka merituar fitoren. Nëse shikojmë rastet, Prishtina i pati më të mira. Drita nuk prodhoi shumë. Prishtina po rritet. Ishte një përballje e dy skuadrave më në formë të muajit të fundit”, ka thënë Hashani në Sportin Total.