Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mezani: Nuk e merituam humbjen

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka thënë se skuadra që ai e drejton nuk e meritoi humbjen në ndeshjen derbi kundër Dritës. Drita fitoi në “Sami Kelmendi” në Lipjan me rezultatin 2:0 në derbin gjilanas. “Ka qenë një ndeshje e luajtur mirë dhe djemtë sakrifikuan.

Drita me cilësitë që i ka i shfrytëzoi rastet që i kishte. Ky është futbolli. Jemi goditur në momentet tona të mira në të dy rastet.

Tifozët dhe lojtarët nuk e meritonin këtë. Duhet t’i lëmë prapa gabimet dhe të përmirësohemi”, tha fillimisht Mezani për “ArtMotion”. Ai beson se Gjilani do t’u kthehet rezultateve pozitive. “Mund të japim më shumë, na mungon pak eksperienca sepse djemtë janë të rinj. Mendoj se nga ndeshja në ndeshje dhe java në javë, do të përmirësohemi. Këta çuna mund të marrin diçka në vazhdim”, është shprehur Mezani.

Artikuj të ngjashëm