Sulmuesi kosovar Astrit Selmani nuk po ka të ndalur në kampionatin e Suedisë, Allsvenskan. Ai të dielën arriti në shifrën e 15 golave.
Golin e 15 sezonal e realizoi në fitoren 3:2 të Varbergs ndaj Malmos. Ndeshja i takoi xhiros së parafundit (29). Malmo më herët ka siguruar titullin, por Selmani nuk pati shumë respekt për kampionen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në minutën e 80-të realizoi gol të bukur me goditje nga zona për rezultatin 3:1. Goli i tij në fakt doli të jetë i fitores. Malmo në fund ngushtoi rezultatin në 3:2, me të cilin edhe përfundoi ndeshja. Varbergsi renditet i dhjeti me 37 pikë.
Selmani, që për herë të parë po luan në elitë, njëjtë si skuadra e tij, ka edhe gjashtë asistime. Është zbulim i këtij edicioni në kampionatin e Suedisë.
Astrit Selmani för upp @VarbergsBoISFC i en 3–1-ledning mot @Malmo_FF!
— Allsvenskan (@AllsvenskanSE) November 29, 2020
Se dagens matcher på https://t.co/j1kQqjLolW @Dplay_Sport #Allsvenskan pic.twitter.com/4et20L2fKQ