Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmani shënon pas një kohe të gjatë

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar një gol në fitoren e Hammarbyt në udhëtim ndaj Degerforsit me rezultatin 4:1.

Ai shënoi golin e dytë në minutën e 34-t nga penalltia, ndërsa luajti deri në minutën e 82-të. Kjo ndeshje e zhvilluar të dielën i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit suedez.

Golin e fundit, Selmani për ekipin suedez e pati shënuar më 29 gusht në fitoren ndaj Malmos, 2:1. 24-vjeçari në 24 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë herë në kampionatin e Suedisë.