Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmani shënon gol nga penalltia

Sulmuesi kosovar, Astrit Selmani ka ndihmuar me gol fitoren e Hammarbyt ndaj IFK Gothenburgut. Selmani shënoi nga penalltia në minutën e 72-të për rezultatin 3:0.

Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja e luajtur të hënën, që i ka takuar xhiros së 13-të të kampionatit suedez, Allsvenskan.

Për Selmanin, reprezentuesin e kohëpaskohshëm të Kosovës, ishte goli i dytë në 13 paraqitje këtë edicion.

Ai mund të largohet nga Hammarby së shpejti. Selmani të hënën luajti prej fillimit të pjesës së dytë.