Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Selmani nuk po gjen rehati, largohet nga Midtjyllandi

Astrit Selmani

Astrit Selmani shpërtheu në elitën e futbollit të Suedisë me Hammarbyn, skuadër me të cilën shënoi 21 gola e realizoi 14 asistime në 57 paraqitje në të gjitha garat. Ai e fitoi Kupën e Suedisë me këtë skuadër në vitin 2021.

Për shkak të paraqitjeve të mira në Suedi, Selmani thirrje edhe nga Kosova. Me Përfaqësuesen e Kosovës u paraqit në pesë ndeshje dhe realizoi një gol në fitoren 5:0 kundër Burkina Fasos në miqësore.

Ai nga Hammarby u transferua te Hapoel Beer Sheva në Izrael, ndërsa u huazua te Midtjyllandi, por ai nuk do të mbetet te kjo skuadër.

“Mund të konfirmoj se e ardhmja e Astritit nuk është te Midtjyllandi. Jemi duke shikuar mundësi të reja. Ai është jashtëzakonisht i motivuar dhe i gatshëm për të luajtur”, ka thënë menaxheri i tij, Endo Osmani për “Tipsbladet” të enjten.

Në muajin prill, Midtjyllandi njoftoi se Selmani pati lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushës deri në fund të sezonit, por ai u kthye shpejtë.

Edhe Sulmuesi i Kosovës do ta vazhdojë karrierën në Turqi Futboll Sulmuesi i Kosovës do ta vazhdojë karrierën në Turqi

“Astriti është në gjendje shumë të mirë fizike tani. Mjekët e klubit gabuan në diagnozën e tij, që doli të ishte se nuk ka lëndim. Për shkak të kësaj situate, ai humbi shumë ndeshje”, ka shtuar tutje Osmani. Selmani ka katër paraqitje për Midtjyllandin.

Me Hapoel Beer Shevan ka kontratë deri në vitin 2025.