Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani beson se me Hammarbyn mund ta fitojë titullin e kampionit të Suedisë.
Ai është i kënaqur me paraqitjet, ndërsa synon ta ndihmojë ekipin e tij ta fitojë titullin në Suedi.
Selmani të hënën asistoi në golin e fitores të arritur nga Hammarby përballë Varbergsit, 1:0.
“Unë gjithmonë besoj në sukses. Ne duhet t’i bëjmë të gjithë të besojnë në titull, është vështirë, por unë gjithmonë besoj në të”, ka thënë Selmani për “fotbollskanalen.se”.
Selmani 24-vjeçar në 17 ndeshje në kampionat ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime. Në kualifikimet e Ligës së Konferencës ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë në gjashtë ndeshje.