Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City mposht Wolverhamptonin, 3 me 1

Foto: AFP

Manchester City shënoi fitore 3:1 kundër Wolverhamptonit që ishte shumë i rrezikshëm në pjesën e dytë. Vizitorët patën pjesë të parë të përkryer dhe dy futbollistët Kevin de Bruyne dhe Phil Foden, bënë diferencën.

Belgu De Bruyne shënoi në minutën e 20 nga pika e bardhë për avantazhin e mysafirëve. Ndërkohë, Foden, që luajti për herë të parë qëkur u largua nga detyra me Anglinë për shkak të gjestit të turpshëm, e gjeti rrugën e golit në minutën e 32-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Wolvesi në pjesëlojën e dytë tregoi fytyrë tjetër. Rrezikoi shumë, derisa rezultatin e ngushtoi në minutën e 78. Raul Jimenez, shënues i 27 golave sezonin e kaluar, ishte realizator i golit të vetëm për vendësit. Megjithatë, Wolvesi nuk arriti ta barazojë rezultatin, dhe fitoren 3:1 për ekipin e udhëhequr nga Pep Guardiola, e vulosi sulmuesi Gabriel Jesus.