Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kimmich: Duhet ta kuptojmë më mirë idenë e Kloppit

Joshua Kimmich

Gjermania të dielën e pësoi humbjen e parë me selektorin Jurgen Klopp. 

Gjermania u mposht nga Greqia me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi Grupit A2 të Ligës së Kombeve.

Joshua Kimmich ka pranuar se Gjermania duhet të bëjë shumë më tepër. 

Kimmich ka kërkuar më shumë nga bashkëlojtarët e tij, duke theksuar se skuadra duhet të përshtatet më mirë me idetë e përzgjedhësit Klopp.

“Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. Duhet t’i kuptojmë edhe më mirë idetë e trajnerit. Mendoj se ajo që ai po kërkon nga ne është shumë e mirë dhe do të na ndihmojë. Tani është në dorën tonë që ta zbatojmë në fushë. Ai është shumë i qartë për atë që kërkon nga ne”, ka thënë mesfushori i Bayern Munchenit, shkruan të hënën “Goal”. 

Edhe Vetëm një pikë për Gjermaninë ndaj Greqisë Futboll Vetëm një pikë për Gjermaninë ndaj Greqisë

Gjermania pas dy ndeshjeve ka një pikë. Renditet në pozitën e tretë. Grupit i prin Greqia me gjashtë pikë. Në vendin e dytë është Holanda me katër pikë. 

Gjermania në ndeshjen e parë barazoi 1:1 me Holandën.