Donny van de Beek edhe zyrtarisht është futbollist i Manchester Unitedit.
Transferimin e tij nga Ajaxi e ka konfirmuar klubi anglez përmes faqes zyrtare, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Manchester Unitedi është i lumtur të konfirmojë ardhjen e Donny van de Beek nga Ajaxi. Holandezi ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, me mundësinë për të vazhduar edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
23 vjeçari është produkt i akademisë së Ajaxit, duke bërë debutimin e tij në vitin 2015.
Ai është shprehur i lumtur për transferimin tek Unitedi.
Raportohet se për shërbimet e tij Unitedi ka paguar 39 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera bonuse.
? VAN ?
— Manchester United (@ManUtd) September 2, 2020
⚪️ DE ⚪️
⚫️ BEEK ⚫️
Welcome to United, @Donny_Beek6! ?#MUFC