Sport

Juves nuk i duhen Zidane e Guardiola, te Pirlo ka gjetur trajnerin model

Juves nuk i duhen Zidane e Guardiola, te Pirlo ka gjetur trajnerin model

Andrea Pirlos i është besuar pozita e trajnerit te Juventusi. Ish-mesfushori italian do ta nisë aventurën e tij si trajner te Juventusi. Me largimin e Maurizio Sarrit, drejtuesit e klubit të Juventusit vendosën që vetëm një javë pasi emëruan Pirlon, trajner tek U-23, t’ia besojnë timonin e ekipit të parë. Krerët e klubit italian e shohin Pirlon si një mundësi të mirë që klubi ta fitojë Ligën e Kampionëve, që klubit torinez i ka munguar që nga viti 1996.

Përkundër investimeve të mëdha, Juventusi fitoi vetëm Serie A, derisa u eliminua nga Liga e Kampionëve. “Zonja e Vjetër” beson se Pirlo mund ta ketë suksesin e Zinedine Zidanet te Real Madridi, apo të Pep Guardiolas.