Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Munishi konfirmon largimin e Baftiut nga Ballkani

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka konfirmuar largimin e yllit të skuadrës, Blendi Baftiu.

Në një postim në Facebook, Munishi ka shkruar se Baftiu nuk do të luajë më në Superligë, por ka mohuar raportimet se lojtari do t’i bashkohet Rapidit të Vjenës në Austri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Blendi Baftiun e njihni si futbollist fantastik si djaloshi i artë i Ballkanit, të cilin nuk do ta shihni të luajë ne Superligë më, por besoj se ka qenë e mjaftueshme atë që keni parë. Por unë do ta mbajë në mend si lojtarin me karakterin më fisnik që kam pas në karrierën time si trajner. Të dua fort ti e din Blendi. Rrugë të mbarë Loqkaman”, ka shkruar ndër tjerash Munishi.

Në sezonin e fundit, Baftiu shkëlqeu me Ballkanin duke realizuar 18 gola në Superligë në 29 paraqitje.