Futbollist Blend Baftiu është larguar nga Ballkani i Suharekës. Baftiu ishte lojtari i rëndësishëm i skuadrës që fitoi titullin e kampionit të Kosovës në futboll. Por ka refuzuar të vazhdoi kontratën.
“Klubi ynë ishte shumë i interesuar për ta vazhduar kontratën, mirëpo Baftiu vendosi që të ndërrojë ambient pasi që për katër vjet ka dhënë të gjitha për klubin tonë. Ne si klub e mirëpritëm vendimin e tij dhe patjetër që ai do të mbetet në historinë tonë”, ka shkruar Ballkani në njoftim.
Baftiu ishte prej lojtarëve bartës te skuadra e Ballkanit.