Ministrja e Kulturës , Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi takoi sot drejtuesit e fitneseve në Kosovë. Sipas njoftimit për media, ajo priti drejtuesit e Federatës të Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës dhe përfaqësuesit e palestrave private sportive të fitneseve të Kosovës, më të cilët diskutoi për shqetësimet e të gjitha klubeve të bodibildingut dhe fitnesit lidhur me ndërprerjen e punës së tyre për shkak të pandemisë.
Ministrja Dumoshi u premtoi atyre që në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të shqyrtojnë mundësinë për riaktivizimin e të gjitha sporteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja Dumoshi tha se do të kërkojë që varësisht nga kapacitetet dhe rekomandimet e Institutit, të rishqyrtohet çështja e kërkesave që përfaqësuesit e fitneseve parashtruan, sepse edhe federata dhe klube të tjera sportive kanë të njëjtat kërkesa, por që vendimmarrjen e kanë në dorë Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja.
Ndërkaq, drejtuesit e federatave e informuan ministren për shqetësimet e tyre si dhe për planet e synimet që kanë pas riaktivizimit, kur institucionet relevante të lejojnë një gjë të tillë.