Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim përshëndetës ambasadorin e deritashëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Ajo gjatë këtij takimi e falënderoi atë për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke i uruar atij suksese në detyrat e tij të ardhshme.
Ministrja Dumoshi tha se bashkëpunimi mes OSBE-së dhe MKRS do të vazhdojë edhe më tutje deri në arritjen e synimeve të përbashkëta për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ministrja theksoi që kjo përkrahje dhe ky bashkëpunim i OSBE-së me Ministrinë kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në konkretizimin dhe realizimin e shumë projekteve të artistëve, të të rinjve e sportistëve.
Ndërkaq, Ambasadori Braathu, e falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe bashkëpunimin duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e saj.
-
MKRS-ja është e interesuar të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë me veprime dhe projekte konkrete
-
Kosova e Franca do të vazhdojnë bashkëpunimet mes vete në fushën e kulturës
-
Ambasadori Heldt gjatë bisedës me ministren Dumoshi premton mbështetje për rininë e Kosovës
-
Dumoshi premton përkrahje për KOK-un
-
Osmani në takim me Braathu: Misioni i OSBE-së i rëndësishëm për procesin e demokratizimit