Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dumoshi premton fuqizim të sportit të ping-pongut në Kosovë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Ping Pongut, Petra Sorling, Ivo Goran Munivrana - Zëvendës i Unionit Evropian të Ping Pongut, kryetarin e Federatës së Ping Pongut të Kosovës (FPPK-së), Nehat Çitaku dhe anëtarin e Bordit të FPPK-së, Kastriot Orana.

Dumoshi diskutoi me krerët e ping pongut ndërkombëtar e vendor për fuqizimin e këtij sporti në Kosovë.

Ajo theksoi se Ministria që ajo drejton do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën e Ping Pongut në Kosovë që sukseset e talentëve kosovarë të ngritën lart e më lart.

Sipas njoftimit dërguar mediave nga kjo ministri bëhet e ditur se Dumoshi i informoi gjithashtu për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e sportit në Kosovë duke u fokusuar në masivizimin e tij dhe ngritjen e cilësisë në sport.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e sportit ndërkombëtar dhe evropian e uruan ministren për marrjen e detyrës dhe presin nga ajo që të ketë bashkëpunim dhe përkrahje me drejtuesit e ping pongut