Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, është të mërkurën me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe krerët e federatave sportive për të koordinuar hapat, pas lehtësimit të masave të izoluese.
Dumoshi ka kërkuar nga organizatat sportive që të raportojnë në Departamentin e Sportit se në cilën fazë gjenden dhe cilat janë nevojat emergjente që ato kanë në mënyrë që institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet tjera ndërlidhëse të qartësojnë se si do të realizohet vazhdimi i përgatitjeve të sportistëve dhe zhvillimi i garave sportive në federatat përkatëse.
“Ne bashkë me KOK-un dhe federatat e sportit në Republikën e Kosovës, do t’i drejtohemi me një letër të përbashkët institucioneve shëndetësore në vendin tonë për të na qartësuar dhe lejuar fillimin e përgatitjeve, ushtrimeve të sportistëve dhe vazhdimin e garave dhe aktiviteteve tjera sportive”, ka thënë Dumoshi. “Kosova duhet të shikojë edhe vendet e rajonit se çfarë hapash kanë ndërmarrë në këtë drejtim se si do t’i fillojnë angazhimet dhe aktivitetet sportive dhe ne bashkërisht do të dalim me një kërkesë të përbashkët drejtuar institucioneve shëndetësore për lejimin”.
Sporti në Kosovë është pezulluar shkaku i koronarvirusit. Ministria e Shëndetësisë, me masat lehtësuese, ka planifikuar të lejojë fillimin e aktiviteteve sportive nga 1 qershori.
-
Në Kosovë sot nisi Java Evropiane e Sportit
-
Premtohen përpjekje që krahas fitneseve të riaktivizohen të gjitha sportet
-
Kuka kërkon që nga 1 qershori të fillojnë stërvitjet për të gjitha sportet
-
Nis takimi i drejtuesve të sportit me ministrin në detyrë Vitia, diskutohet rinisja e garave
-
MKRS-ja nënshkruan pesë memorandume me organizata sportive