Drejtues të institucioneve sportive në vend, janë duke mbajtur takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, ku po diskutohet rreth mundësisë që të rinisin garat sportive, më herët se që është paraparë.
Sipas vendimit të MSH-së për lehtësimin e masave gjatë pandemisë së koronavirusit, aktivitetet sportive janë paraparë të rinisin nga 1 qershori.
Në takimin me ministrin në detyrë Vitia, janë duke marrë pjesë ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Drejtuesit e FFK-së janë të interesuar të rinisin përgatitjet e klubeve qysh gjatë këtij muaji dhe të vazhdojnë garat e futbollit.
-
Garat në Kosovë nuk mund të nisin para 2 qershorit
-
MKRS-ja dhe organizatat e sportit me kërkesë të përbashkët për të lejuar fillimin e aktiviteteve sportive në Kosovë
-
IKSHPK-ja pritet ta japë sot rekomandimin lidhur me hapjen e shkollave
-
Sot zhvillohet takimi i radhës mes Vitisë dhe kryetarëve të komunave
-
MSH-ja dhe MKRS-ja japin shpresë për kthim të shikuesve në ngjarje sportive