Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot zhvillohet takimi i radhës mes Vitisë dhe kryetarëve të komunave

Me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohet një takim mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN i pari i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi.

Në takim do të diskutohen masat që mund të ndërmerren pas 13 shtatorit, kur shfuqizohen masat që janë marrë më 29 gusht.