Kryeministri Albin Kurti ka thirr të shtunën në takim kryetarët e komunave, me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal.
Sipas një njoftimit të Qeverisë, në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
“Takimi do të ndodhë paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, thuhet në njoftim.
-
Kryetarët e komunave kërkojnë takim me Kurtin
-
Kurti planifikon takimin me liderët opozitarë, jo të gjithë i shkojnë
-
Kurti në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
-
Bashkëpunimi mes Qeverisë e komunave, temë diskutimi e Kurtit me Hamzën dhe Atiqin
-
Kurti pret në takim kryetarin e Leposaviqit