Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fatos Beqiraj kalon te Sarajeva

Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj pritet që karrierën ta vazhdojë në kampionatin boshnjak. Sipas gazetës malazeze, Vijesti, Beqiraj do të kalojë te Sarajeva.

Pritet që Beqiraj të mërkurën (sot) të firmos me kampionen e Bosnjë-Hercegovinës, nëse nuk del ndonjë pengesë e momentit të fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Beqiraj 32-vjeçar është reprezentues i Malit të Zi. Mbanë rekordin për më së shumti paraqitje për Malin e Zi – 69. Ka shënuar nëntë gola.

Pejani Beqiraj javë më parë është ndarë me skuadrën izraelite Maccabi Netanya, ku luajti për dy vjet. Karrierën e ka nisur te Besa e Pejës. Famën e arriti te Buduqnosti i Podgoricës e më pas edhe te Dinamo e Zagrebit me të cilën skuadër luajti edhe në Ligën e Kampionëve.

Karrierë ka bërë edhe në Kinë, Bjellorusi, Rusi dhe Belgjikë.

Sarajeva ka pesë tituj të Bosnjë-Hercegovinës. Ka edhe dy tituj të ish-Jugosllavisë.