Sulmuesi kosovar, Fatos Beqiraj, ka shtuar edhe një shtet në listën e gjatë të vendeve ku ka bërë karrierë. Ai i është bashkuar skuadrës së njohur nga Kazakistani, Astana. Kjo është bërë e ditur të shtunën.
33-vjeçari nga Peja, te Astan kalon pas largimit nga skuadra polake, Wisla Krakow. Sulmuesi i fuqishëm karrierën e ka nisur në Pejë, ku luajti për Shqiponjën dhe Besën. Karriera i mori vrull në Buduqnost të Podgoricës, ndërsa kulmin e arriti te Dinamo Zagrebi, ku luajti prej vitit 2010 e deri në vitin 2014. Te Dinamo fitoi shumë trofe, ndërsa luajti edhe në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, duke shënuar edhe gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas vazhdoi në Kinë te Changchun Yatai, në Bjellorusi te Dinamo Minsk, në Rusi te Dinamo Moska, në Belgjikë te Mecheleni, në Irael te Maccabi Netanya dhe në Poloni te Wisla Krakow. Në pjesën e parë të vitit sërish ishte në Izrael, ku luajti si lojtar i huazuar te Bnei Yehuda.
Tani Beqiraj do të luajë për Astanan në Kazakistan dhe në Ligën e Konferencës. Astana edicionin e kaluar e përfundoi në pozitën e tretë. Në edicionin e vitit 2021, është aktualisht në pozitën e dytë dhe në garë për titull të kampionit me Tobolin dhe Kairatin.
Më 9 korrik Wisla njoftoi se ka ndërprerë kontratën me Beqirajn, me marrëveshje të dyanshme. Në Poloni, Beqiraj nuk ka shfaqur shumë.
Beqiraj mban rekordin për paraqitje te Mali i Zi. Ka arritur në shifrën e 80 ndeshjeve, ndërsa rekordi ka pak gjasë t’i thyhet së shpejti. Ai vazhdon të ftohet dhe të luajë për Malin e Zi. Deri më tani i ka 12 gola.