Ish-sulmuesi i njohur kosovar, Fatos Beqiraj, është emëruar drejtor sportiv i Buduqnostit të Podgoricës.
Buduqnosti është klubi më i njohur nga Mali i Zi. Beqiraj ka luajtur nga viti 2008 deri në vitin 2010 te Buduqnosti, pasi e nisi karrierën në Pejë. Më pas ka bërë karrierë të suksesshme, kurse kulmin e kishte te Dinamo Zagrebi. Për Malin e Zi i ka luajtur 86 ndeshje dhe i realizoi 15 gola.
Si futbollist, 38-vjeçari Beqiraj ka lënë gjurmë te Buduqnosti dhe tani synon të jetë i suksesshëm edhe si drejtor sportiv. Këtë detyrë e kishte më herët te Deçiqi i Tuzit.