Milan Skriniar nuk është më i paprekshëm në mbrojtjen e Interit, dhe kjo ka alarmuar Manchester Unitedin dhe PSG-në që i dëshirojnë shërbimet e tij.
Qendërmbrojtësi sllovak qe një kohë të gjatë është synim i top skuadrave, përfshirë këtu edhe Manchester Cityn, Real Madridin e Bayernin, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka pasur vështirësi për t’u përshtatur në sistemin e Antonio Contes me tre mbrojtës, dhe ai mund të shitet për të sjellë lojtarë që përshtaten më tepër me këtio taktika.
Gjithashtu drejt largimit raportohet të jetë edhe Diego Godin, i cili ka mbetur prapa Alessandro Bastonit dhe Danilo D’Ambrosios.
Mirror raporton se Manchester Unitedi është i gatshëm të ofrojë për shërbimet e Skriniarit 65 milionë euro, që është shifër e pranueshme nga Interi.
Derisa në Francë le10sport raporton se PSG-ja e sheh Skriniarin se partner të përshtatshëm për Thiago Silvan në qendër të mbrojtjes.
Interi i kishte transferuar 25 vjeçarin nga Sampdoria në verën e vitit 2017 për 34 milionë euro.