Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja i bashkohet garës për Skriniarin

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për ta transferuar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, sipas Calciomercato.

Në anën tjetër edhe Interi është i gatshëm që të shesë Skriniarin, pas formës së mirë të treguar nga Diego Godini, transmeton KOHA.

Kurse pas largimit të Thiago Silvas drejt Chelseat, PSG-ja është duke shikuar për një mbrojtës si zëvendësues të brazilianit.

Për të siguruar shërbimet e Skriniarit gjiganti francez duhet të mposhtë konkurrencën e Tottenhamit.