Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea hyn në garë për Skriniarin

Chelsea është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi anglez është në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të Antonio Rudigerit dhe Andreas Christiansenit.

“Blutë e Londrës” janë të gatshëm ta rivalizojnë Paris Saint-Germainin për mbrojtësin sllovak.

Interi ua ka bërë me dije skuadrave të interesuara se kërkon mbi 80 milionë euro për ta liruar Skriniarin.

Klubi italian tashmë ka refuzuar ofertën e PSG-së në vlerë prej 60 milionë eurosh.

Artikuj të ngjashëm