Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është duke insistuar në transferimin e mesfushorit algjerian të Milanit, Ismael Bennacer, shkruan “RMC Sport”.
Bennacer 22-vjeçar është transferuar te Milani verën e kaluar nga Empoli për 16 milionë euro. Ai është duke u kërkuar edhe nga Paris Saint-Germaini. Por, Guardiola e ka telefonuar Bennacerin, në tentim për ta bindur që të transferohet në Angli. Raportohet se City është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro, shifër që figuron në klauzolën për lirim të Bennacerit me Milanin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo