Këtë javë, dhjetëra liderë botërorë do të mblidhen në zyrat e Kombeve të Bashkuara në New York, ku do të organizohet sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Diskutimet në New York pritet të sillen rreth disa çështjeve, por fokusi do të jetë në dy luftërat që kanë lëkundur botën dhe në inteligjencën artificiale. Pikë më e nxehtë do të jetë ajo e luftës në Lindjen e Mesme, mes SHBA-së dhe Iranit. Lufta në Ukrainë do të jetë temë tjetër që pritet të marrë vëmendjen dhe hapësirën e diskutimeve.
Asambleja u themelua më 1945, në të njëjtin vit me OKB-në dhe është organi kryesor diskutues, hartues politikash dhe përfaqësues i organizatës.
Në të, ndër folësit e parë do të jetë presidenti amerikan, Donald Trump. Para tij do ta kenë fjalën sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.
Pas Trumpit në sesionin e mëngjesit, sipas kohës në SHBA, do të flasin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ai francez, Emmanuel Macron.
Gjithsej në këtë sesion do të flasin 13 liderë.
Edhe
Dy luftëra dhe inteligjenca artificiale, në fokus të Asamblesë së OKB-së
Sipas kohës sonë lokale, diskutimet do të nisin rreth orës 15:00.
Për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të këtij sesioni të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për në New York kanë udhëtuar kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Por, ata nuk mund t’i adresohen Asamblesë, meqë Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Takime pritet të zhvillojnë vetëm në margjina të kësaj ngjarjeje.
Dy luftëra dhe inteligjenca artificiale, në fokus të Asamblesë së OKB-së
-
Çfarë pritet nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ngjarja më e madhe në diplomacinë botërore
-
SHBA-ja dhe Kina diskutojnë planin për sigurinë lidhur me AI-në para takimit Trump-Xi
-
Gjashtë vjet më parë audienca e Trumpit në OKB qeshte, këtë vit qëndroi e heshtur
-
Pasi e kritikoi ashpër, Trumpi zbut tonin ndaj OKB-së