Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Guterres në fjalimin e fundit si udhëheqës i OKB-së: Vijat e çarjes në botën tonë po zgjerohen

Antonio Guterres

Foto: Associated Press

Antonio Guterres, ka hapur të martën punimet e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me fjalimin e tij lamtumirës si sekretar i Përgjithshëm i organizatës. 

Duke folur para një numri të madh liderësh botërorë të cilët janë mbledhur në New York këtë javë, Guterres ka thënë se po zgjerohet çarja nëpër botë.

“Vijat e çarjes në botën tonë po zgjerohen", ishin fjalët e para të Guterres.

Pas tij fjalime do të mbajë presidenti i Brazilit, Lula da Silva.

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë fjalim pas da Silvas, ndërsa në agjendën e sotme përfshihen gjithashtu presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë, Trumpi do të zhvillojë takimin e tij të parë ballë për ballë me kryeministrin britanik, Andy Burnham, i cili ka shprehur shpresën se të dy mund të gjejnë një "gjuhë të përbashkët".

Edhe Dy luftëra dhe inteligjenca artificiale, në fokus të Asamblesë së OKB-së Botë Dy luftëra dhe inteligjenca artificiale, në fokus të Asamblesë së OKB-së

Ndërkohë një burim i ka thënë CNN-it se Trumpi u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron të organizojë një takim me zyrtarë iranianë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nëse "kushtet janë të përshtatshme". 

Nuk është planifikuar ndonjë takim me delegacionin e Iranit, por SHBA-ja është e hapur për një takim të tillë, ka deklaruar edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Lexo përditësimet tjera
Dy luftëra dhe inteligjenca artificiale, në fokus të Asamblesë së OKB-së

Dy luftëra dhe inteligjenca artificiale, në fokus të Asamblesë së OKB-së