Edhe këtë të diel, “Sporti Total” në Kohavision vjen me shumë materiale të veçanta nga sporti vendor edhe ndërkombëtar. Pjesa e parë do t'i kushtohet Kuvendit Zgjedhor të Federatës së futbollit të Kosovës, ku u zgjodhën anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Në Kuvend pati tensione e akuza të delegatëve të disa klubeve të Superligës, në drejtim të krerëve të Federatës së futbollit, e ku pjesa më e madhe e klubeve po kërcënojnë me bojkot të kampionatit. Në intervistën e javës, si zakonisht, paraqiten personalitete të shquara të sportit kosovar, me të cilët diskutojmë për tema aktuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDo të sjellim kronikë nga paraqitja e Kombëtares së Kosovës në futsall, e cila po merr pjesë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian, që po mbahet në Gjeorgji. Të dielën do të mund të njiheni me katër futbollistët e Feronikelit, të cilët iu bashkuan kampionit të Kosovës, duke u larguar nga klubet evropiane në të cilat ishin. Ata zbulojnë personin që i shtyu të zgjedhin Feronikelin.
Do të shpalosen edhe raportet nga përgatitjet e fundit të disa ekipeve të Superligës së Kosovës në futboll, si dhe lajmet më të reja, një javë para ndeshjeve të Kupës së Kosovës. Raportet e zgjeruara nga ndeshjet e Superligës së Kosovës në basketboll do të jenë pjesë e rëndësishme e emisionit. “Faullat e javës”, është rubrika atraktive që sjell momentet më interesante që ndodhin në arenat e sportit vendor.
Dhe si zakonisht, në fund mund t’i shihni golat nga top-ligat evropiane të futbollit, rezultatet dhe renditjen. “Sporti Totat” transmetohet direkt të dielën nga ora 22:15.